Kalo te përmbajtja

Shkupi Pride 2022: Dolëm për dashuri dhe na ndodhi dashuria!

Mesazhet për dashuri, barazi, dinjitet dhe drejtësi kumbuan fort në paradën e tretë të Krenarisë në Shkup. Në këto kohë krize plot agresion, konflikt dhe urrejtje, mijëra njerëz të buzëqeshur dhe pozitivë, anëtarë të komunitetit LGBTI dhe përkrahës të luftës për të drejta të barabarta për të gjithë, marshuan në rrugët e Shkupit të shtunën, më 25 qershor. Në fillim, në parkun “Gruaja-luftëtare”, u dërguan mesazhet kryesore për Pride-in – Eva Cvetkovska, kryetarja e Kuvendit Studentor universitar iu referua diskriminimit të të rinjve LGBTI në sistemin arsimor në vendin tonë dhe dhunës ndaj të cilës ata i nënshtrohen çdo ditë. Deputetja Monika Zajkova u bëri thirrje kolegëve të saj në Kuvend që të guxojnë dhe më në fund të miratohet Ligji për Gjendjen Civile, i cili do të rregullojë përcaktimin gjinor të personave transgjinorë. Mesazhe mbështetjeje ka shprehur edhe deputetja e Parlamentit Evropian, Kim van Sparentak.

Për dallim nga dy paradat e kaluara të krenarisë në Shkup, këtë vit marshi ishte pasdite, ndërsa caku ishte stadiumi i ARM-së në parkun e qytetit. Këtë vit na nderuan me performancat dhe pjesëmarrjen e tyre: Andrea, Nade Talevska Spasovska, Alex Elektra, Dita Von Bill, Lana Vee, Divon Jane, Linda Socialista, Ronda Vu, DJ Jana Todorovska, DJ Marko Rikalovski, DJ Ginger, DJ Andrej Micajkov , DJ Martina Peneva dhe moderatorja e mrekullueshme e evenit tonë, aktorja Natalija Teodosieva.

Komiteti Organizativ i Shkupi Pride falënderon të gjithë qytetarët që me praninë e tyre kontribuuan në krijimin e një atmosfere madhështore të unitetit dhe solidaritetit, pavarësisht shpërthimeve të shumta të urrejtjes, të cilat janë pjesë shoqëruese e të gjitha ngjarjeve që e bëjnë të dukshëm komunitetin LGBTI. Shkupi Pride si një ngjarje që hedh poshtë prangat e stigmës, dhunës sistematike dhe familjare, la në hije të gjitha fjalët e mbushura me urrejtje, jo tolerancë dhe epërsi morale, qofshin ato nga politikanë, punonjës të mediave apo “bots” në rrjetet sociale.

Ne shprehim lavdërimet tona më të mëdha për vullnetarët, të cilët investuan pa rezerva në organizimin e Pride-it dhe aktiviteteve promovuese që i paraprinë kësaj ngjarje. I shprehim mirënjohjen Ministrisë së Brendshme, anëtarët e së cilës ishin në krye të detyrës këtë vit dhe siguruan me profesionalizëm Pride-in, si dhe Ministrisë së Mbrojtjes, e cila na lejoi të përdorim stadiumin e ushtrisë për pjesën argëtuese të programit.

Shkupi Pride 2022 u mbështet nga Bashkimi Evropian, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Civil Rights Defenders, Balkan Trust for Democracy, Norvegji, Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, ILGA-Europe, Fondacioni Heinrich Ball, ERA – Shoqata për Barazi LGBTQI në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, InterPride, EPOA – Shoqata Evropiane e Organizuesve të Pride, Romalitico dhe USAID.

Buletini informaitv

Regjistrohu në listën tonë të adresave elektornike për të qëndruar të përditësuar me lajmet dhe aktivitetet

Vëmendje: Ju do të merrni në emailin tuaj një mesazh nga ne me një link që duhet të klikoni për të përfunduar regjistrimin.

Aplikim për vullnetar

Për fillim, prezantojeni veten.
Si mund t'ju kontaktojmë?
Cilat janë aftësitë dhe interesat tuaja?