Agjenda e Praid
Shkupi Pride 2022 do të mbahet më 25 qershor, e shtunë.
Parada e Krenarisë në Shkup do të fillojë me arritjen e pjesëmarrësve në parkun “Gruaja-luftëtare” (përballë Kuvendit të RSM-së) nga ora 17:00 deri në ora 19:00. Pas fjalimeve të shkurtra të aktivistëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, rrugëve të Shkupit vijon marshimi i shoqëruar me DJ sete (19:00 – 20:00). Shkupi Prajd 2022 do të ofrojë një program të pasur kulturor dhe argëtues, me performanca muzikore live, performanca nga drag queens nga vendi dhe rajoni dhe DJ sete. Programi në stadiumin e ARM-së në Parkun e Qytetit do të fillojë nga ora 20:30 dhe do të zgjasë deri në ora 01:00. Nikoqire e programit do të jetë aktorja Natalija Teodosieva.
