Kalo te përmbajtja

Presim që Shkupi Pride të jetë i sigurtë dhe suksesshëm

Komiteti Organizativ i Shkup Pride sot, më 15 qershor 2021, mbajti konferencë për media në klubin social “Komitet”, në të cilën u bënë të ditura detaje rreth mbajtjes së Paradës së dytë të Krenarisë në Shkup më 26 qershor. Konferencën për shtyp e hapi Koço Andonovski nga Qendra për Mbështetjen LGBTI, duke theksuar se kjo Paradë u dedikohet të gjithë personave dhe përkrahësve LGBTI+, të cilët do të vijnë të ecin në këtë marsh për barazi të komunitetit LGBTI+, por edhe të gjithë atyre që nuk do të mund të vijnë për shkaqe të ndryshme – kanë frikë për marrëdhëniet që kanë me të dashurit e tyre, kanë frikë për punën e tyre, ose për mënyrën se si mund të trajtohen në shkollë ose fakultet.

“Izolimin që ne të gjithë e përjetuam vitin e kaluar, shumica e personave LGBTI+ e përjetojnë gjithë jetën për shkak të stigmës dhe paragjykimeve. Për këtë arsye sivjet motoja e paradës është JASHTË MUREVE” – tha Andonovski.

Uranija Pirovska, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, theksoi se planet për mbajtjen e Krenarisë sivjet janë bazuar në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend. Ajo bëri të ditur se edhe këtë vit është marrë konfirmimi për përkushtimin e MPB-së për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë.

“Dy vite më parë, parada jonë u vlerësua si më e mira pikërisht për aspektin e sigurisë. Pres që MPB-ja edhe këtë vit të tregojë profesionalizëm dhe të sigurojë që pjesëmarrësit të ndihen të sigurt”, tha Pirovska.

Ajo iu referua edhe nivelit të lartë të gjuhës së urrejtjes, e cila shfaqet rreth çdo ngjarjeje që lidhet me të drejtat e personave LGBTI+ dhe bëri të ditur se në takimet e rregullta me MPB-në në pritje të Paradës së Krenarisë, këto raste do të raportohen.

Në konferencën për media mori pjesë edhe Toni Angelovski, ndihmës i ministrit të Brendshëm për marrëdhënie me publikun, i cili në emër të Ministrisë tha se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që ngjarja të kalojë në mënyrë të sigurt dhe në rregull.

Detaje rreth ngjarjes i ndau Elena Petrovska nga Koalicioni Margina. Parada sivjet do të nisë me grumbullimin e pjesëmarrësve në parkun “Gruaja Luftëtare” nga ora 10 deri në 12 dhe marshimi do të ndjekë të njëjtën rrugë dhe do të përfundojë në Shkollë të parkut të qytetit.

Festa do të bëhet tek Guaca në parkun e qytetit, sepse Parada është një protestë, por edhe një festë në të cilën rikonfirmojmë shpresat për një shoqëri më solidare, më humane dhe më të drejtë”, tha Petrovska, e cila në emër të Rrjetit Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobia si organizatore e Shkupi Pride falënderoi mbi 30 vullnetarë të përfshirë në realizimin e manifestimit, për përkushtimin, mbështetjen dhe aktivizmin e tyre.

Parada e Krenarisë këtë herë do ta hapë përfaqësuesi maqedonas në Eurovizion, Vasil Garvanliev, e më pas do të ketë fjalime të shkurtra të aktivistëve dhe program muzikor disaorësh. Të gjitha detajet për masat parandaluese dhe sigurinë do të ndahen me publikun në të gjitha kanalet e komunikimit të Shkupi Pride.

Buletini informaitv

Regjistrohu në listën tonë të adresave elektornike për të qëndruar të përditësuar me lajmet dhe aktivitetet

Vëmendje: Ju do të merrni në emailin tuaj një mesazh nga ne me një link që duhet të klikoni për të përfunduar regjistrimin.

Aplikim për vullnetar

Për fillim, prezantojeni veten.
Si mund t'ju kontaktojmë?
Cilat janë aftësitë dhe interesat tuaja?