Dil për dashurinë
Shkupi Pride 2022 do të mbahet më 25 qershor, organizuar nga Rrjeti Nacional kundër Homofobisë dhe Transfobisë
Play Video
Këtu dhe krenar
Parada e dytë e Krenarisë në Shkup (Shkupi Prajd 2021) kaloi në një atmosferë të gëzueshme, pa incidente dhe me pjesëmarrjen e mbi dy mijë personave, në mesin e të cilëve në shenjë mbështetjeje marshuan edhe presidenti i shtetit, ministra të qeverisë, politikanë, përfaqësues të korrit diplomatik e të tjerë.
Marshi protestues nëpër rrugët e Shkupit përfundoi me një program argëtues në parkun e qytetit,program ky i cili manifestoi diversitetin dhe dashurinë. Shikoni se si dukej përmes objektivit të kamerës.
Për Paradën e Krenarisë
Shkupi Prajd
Të shtunën, më 25 qershor 2022, në Shkup mbahet Parada e tretë e Krenarisë, e organizuar nga Rrjeti Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Shkupi Prajd është një ngjarje nga dhe për komunitetin LGBT +, por edhe për të gjithë përkrahësit e luftës për trajtim të barabartë të të gjithë njerëzve. Prajdi është një protestë, por edhe një festë, në të cilën ri konfirmojmë shpresat për një shoqëri më solidare, më njerëzore dhe më të drejtë. Shihemi në Prajd!

Artikujt e fundit
Mbështetësit













