Kalo te përmbajtja

Shkupi Pride 2021 do të mbahet me 26 qershor nën sloganin “Jashtë mureve!”

Rrjeti Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë ka kënaqësinë t’ju ftojë në Paradën e dytë të Krenarisë në Shkup, e cila do të mbahet më 26 qershor 2021.

Pas paradës së parë të realizuar me sukses në vitin 2019, këtë vit Shkupi Pride rikthehet në hapësirën publike. Edhe pse pasiguria në të cilën na zhyti pandemia është akoma e pranishme, por ne jemi të lumtur që gjendja po stabilizohet dhe se këtë vit kemi mundësinë të hapërojmë përsëri me krenari në rrugët e Shkupit.

Jashtë mureve

Slogani i Paradës së Krenarisë së Shkupit për këtë vit është “Jashtë Mureve!”. Komuniteti LGBTI, si rrallë herë ndonjë grup tjetër i qytetarëve e njeh mirë izolimin dhe shpesh herë përjeton një jetë të fshehur mes mureve të hapësirave tona të vogla private. Duke qenë se paradat e krenarisë kanë për qëllim rritjen e vizibilitetit të komunitetit tonë, sloganin “Jashtë mureve!” ua kushtojmë të gjithë personave LGBTI që me krenari dhe me dinjitet do t’i bashkohen paradës, por edhe të gjithë atyre që për arsye nga më të ndryshmet nuk mund të dalin hapur dhe të jenë pjesë e paradës, duke u dhënë atyre mbështetje dhe një premtim se ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të shembur muret dhe për të krijuar një botë më të mirë për të gjithë ne. Krejt në fund, sloganin “Jashtë mureve!” ua kushtojmë të gjithë njerëzve në vendin tonë, sepse izolimi dhe mbyllja brenda mureve janë diçka që i provuam së bashku dhe tejkalimi i të cilave është bërë një qëllim dhe dëshirë e përbashkët.

Parada e Krenarisë është një festë e lirisë, diversitetit, pranimit, dashurisë. Në këto kohë të vështira dhe të komplikuara, na duhet, më shumë se kurrë t’i riafirmojmë ato duke u përpjekur për një shoqëri më solidare, më njerëzore dhe më të drejtë. Njëherazi, parada dërgon një mesazh që nën diell ka vend për të gjithë; është njëkohësisht edhe protestë, edhe festë, edhe dhimbje, edhe gëzim, edhe britmë, edhe melodi. Le të mbetemi vetja dhe të mbështesim ata që nuk mund ta bëjnë këtë gjë për momentin. Shihemi në Prajd!

Buletini informaitv

Regjistrohu në listën tonë të adresave elektornike për të qëndruar të përditësuar me lajmet dhe aktivitetet

Vëmendje: Ju do të merrni në emailin tuaj një mesazh nga ne me një link që duhet të klikoni për të përfunduar regjistrimin.

Aplikim për vullnetar

Për fillim, prezantojeni veten.
Si mund t'ju kontaktojmë?
Cilat janë aftësitë dhe interesat tuaja?