Kalo te përmbajtja

Për ne

Në paradë ne festojmë e të gjithë njerëzve.

Shkupi Prajd

Nën moton “Të zëshëm dhe krenarë”, të shtunën, më 24 qershor 2023, do të mbahet edicioni i katërt i Shkupi Pride. Pika e nisjes, si edhe më parë, do të jetë në parkun “Gruaja-luftëtare”, ku mbledhja e pjesëmarrësve do të fillojë në orën 17:00, ndërsa në orën 19:00 pas fjalimeve të shkurtra përshëndetëse, do të fillojë marshimi protestues në rrugët e Shkupit dhe do të përfundojë me program kulturo-argëtues në stadiumin e ARM-së në parkun e qytetit.

Pse të dilni në paradë?

Sepse në kohë krize, lufte dhe varfërie, dashuria harrohet lehtë dhe urrejtja pushton mendjet dhe zemrat e njerëzve edhe më lehtë. Sepse vetëm me dashuri mund t’i rezistojmë dhunës së cilës i nënshtrohen të ndryshmit edhe kur ka paqe për të gjithë të tjerët. Sepse askush nuk duhet të privohet nga e drejta për të dashuruar ose për t’u persekutuar sepse dashuria e tij nuk njihet nga normat dhe ligjet. Sepse dashuria duhet të fitojë.

Pse paradat të krenarisë?

Shumë gjëra, në shumë vende, kanë ndryshuar që kur Pride i parë u mbajt në 1970 në Nju Jork. Megjithatë, progresi në fushën e të drejtave të njeriut LGBT + nuk është i barabartë dhe as i mjaftueshëm dhe vazhdimisht përballet me sulme nga forcat që kundërshtojnë të drejtat universale të njeriut. Kjo është arsyeja pse Pride mbetet një formë e rëndësishme proteste nga komuniteti LGBT + kundër stigmës, paragjykimeve dhe dhunës. Pride është një thirrje në emër të miliona njerëzve që përballen me përjashtimin social, autonominë trupore të dëmtuar dhe aksesin e kufizuar në shërbimet e disponueshme për të gjithë.

Shkupi Prajd (Skopje Pride), si paradat e tjera të krenarisë, është një festë dashurie, një ditë vizibiliteti për të margjinalizuarit dhe, natyrisht, një rast për të festuar qëndrueshmërinë e luftës sonë për barazi.

Shkupi Prajd

Nën moton “Të zëshëm dhe krenarë”, të shtunën, më 24 qershor 2023, do të mbahet edicioni i katërt i Shkupi Pride. Pika e nisjes, si edhe më parë, do të jetë në parkun “Gruaja-luftëtare”, ku mbledhja e pjesëmarrësve do të fillojë në orën 17:00, ndërsa në orën 19:00 pas fjalimeve të shkurtra përshëndetëse, do të fillojë marshimi protestues në rrugët e Shkupit dhe do të përfundojë me program kulturo-argëtues në stadiumin e ARM-së në parkun e qytetit.

Pse të dilni në paradë?

Sepse në kohë krize, lufte dhe varfërie, dashuria harrohet lehtë dhe urrejtja pushton mendjet dhe zemrat e njerëzve edhe më lehtë. Sepse vetëm me dashuri mund t’i rezistojmë dhunës së cilës i nënshtrohen të ndryshmit edhe kur ka paqe për të gjithë të tjerët. Sepse askush nuk duhet të privohet nga e drejta për të dashuruar ose për t’u persekutuar sepse dashuria e tij nuk njihet nga normat dhe ligjet. Sepse dashuria duhet të fitojë.

Pse paradat të krenarisë?

Shumë gjëra, në shumë vende, kanë ndryshuar që kur Pride i parë u mbajt në 1970 në Nju Jork. Megjithatë, progresi në fushën e të drejtave të njeriut LGBT+ nuk është i barabartë dhe as i mjaftueshëm dhe vazhdimisht përballet me sulme nga forcat që kundërshtojnë të drejtat universale të njeriut. Kjo është arsyeja pse Pride mbetet një formë e rëndësishme proteste nga komuniteti LGBT + kundër stigmës, paragjykimeve dhe dhunës. Pride është një thirrje në emër të miliona njerëzve që përballen me përjashtimin social, autonominë trupore të dëmtuar dhe aksesin e kufizuar në shërbimet e disponueshme për të gjithë.

Shkupi Prajd (Skopje Pride), si paradat e tjera të krenarisë, është një festë dashurie, një ditë vizibiliteti për të margjinalizuarit dhe, natyrisht, një rast për të festuar qëndrueshmërinë e luftës sonë për barazi.

Përse “të zëshëm dhe krenarë”?

Në një mjedis kaq armiqësor kur gjuha e urrejtjes dhe dhuna janë në rritje, ndërsa homofobia dhe transfobia bëhen pozita dominuese e atyre që janë në pushtet, të qenit të zëshëm dhe krenarë përfaqëson rezistencën dhe protestën kundër sistemit shtypës. Komuniteti LGBT+ ka kaluar shumë kohë të vështira, do ta kalojmë edhe këtë, me kokën lart, të zëshëm dhe krenarë në realizimin e vizionit tonë për një botë me barazi dhe prosperitet.

Rrjeti Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë

Rrjeti Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë, i themeluar në vitin 2014, është një rrjet joformal i shoqatave të qytetarëve dhe grupeve joformale që punojnë së bashku për të promovuar garantimin dhe gëzimin e të drejtave të njeriut të personave LGBTI në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vizioni ynë është që çdo person nga komuniteti LGBTI në vendin tonë të jetojë një jetë cilësore dhe të sigurt dhe të gëzojë dhe ushtrojë plotësisht të drejtat e tij. Si pjesë e misionittë tij, RrKKHT punon për të krijuar dhe ruajtur një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për komunitetin LGBTI nëpërmjet veprimit dhe koordinimit të përbashkët, përfshirjes aktive të anëtarëve të komunitetit, fuqizimit të tyre dhe të avokoj për të drejtat e tyre tyre.

Kohështrirja

Shkupi Prajd 2022

Mesazhet për dashuri, barazi, dinjitet dhe drejtësi kumbuan fort në paradën e tretë të Krenarisë në Shkup. …

Më shumë info25 qërshor 2022

Shkupi Prajd 2021

Në kushtet e pandemisë së COVID-19, nën sloganin “Jashtë mureve”, në Shkup u mbajt Parada e dytë e Krenarisë…

Më shumë info26 qërshor 2021

Shkupi Prajd 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, u mbajt Shkupi Prajd virtual me ngjarje në internet përgjatë disa ditëve…

Më shumë info20-30 qërshor 2020

Shkupi Prajd 2019

Parada e parë e Krenarisë u mbajt në Shkup, pjesëmarrja i tejkaloi pritjet e organizatorëve…

Më shumë info29 qërshor 2019

Çfarë mund të presësh?

Përveç një shëtitjeje të paharrueshme nëpër rrugët e Shkupit, Shkupi Prajd ka përgatitur një program të pasur argëtues për vizitorët me performanca muzikore live, drag queens dhe DJ.

Buletini informaitv

Regjistrohu në listën tonë të adresave elektornike për të qëndruar të përditësuar me lajmet dhe aktivitetet

Vëmendje: Ju do të merrni në emailin tuaj një mesazh nga ne me një link që duhet të klikoni për të përfunduar regjistrimin.

Aplikim për vullnetar

Për fillim, prezantojeni veten.
Si mund t'ju kontaktojmë?
Cilat janë aftësitë dhe interesat tuaja?